Sudan, rritet në 60 numri i të vdekurve në protestat kundër pushtetit ushtarak

07/01/2022 08:49

Gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat të organizuara në Sudan me kërkesën për vendosjen e sundimit civil, që nga 25 tetori 2021, kur ushtria mori pushtetin.

Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit tha në një deklaratë se dy persona në qytetin Umdurman dhe një person në rajonin Bahri kanë humbur jetën sot si pasojë e të shtënave nga forcat e sigurisë në demonstratat kundër grushtit ushtarak.

Në deklaratë theksohet se numri i vdekjeve të konfirmuara që nga 25 tetori 2021 ka arritur në 60.

Forcat e sigurisë ndërhynë me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese, si dhe me bojë dhe ujë me presion ndaj demonstruesve që dolën në rrugë në shumë pjesë të kryeqytetit me thirrjen e Komiteteve të Rezistencës.

Para demonstratave, autoritetet sudaneze mbyllën urat që çojnë në kryeqytet dhe kufizuan aksesin në telefon dhe internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA