Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka dalë në konferencë për mediat për të folur rreth skandalit të të dhënave duke thënë se janë shitur edhe tek subjektet private, të cilët i kanë përdorur për qëllime të tjera.
Megjithatë thekson se hetimet vijojnë dhe do të jenë transparentë. Imeraj u shpreh se personat e subjekteve private punojnë në fushën e përmbarimit. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që i kanë marrë të dhënat dhe i kanë përdorur, përhapur apo shpërndarë.
Imeraj: Grupi hetimor, të cilin e vlerësoj ka qenë i devotshëm në kryerjen e veprimeve për të gjitha pistat e hetimit dhe pasqyrimit të këtyre të dhënave personale nëpërmjet medias apo whatsapp. Deri tani është zbuluar mekanizmi i ngjarjes dhe sesi persona kanë mundur ti aksesojnë dhe ti përdorin. Të dhënat nga këta punonjës janë shitur dhe të tjerë i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj individi. Deri në këtë moment, bëjmë me dije dhe zgjodhëm të tregojmë detaje më shumë sesa na takon duke qenë se ka interes të madh.
Për subjektet private, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të tyre. Jemi në hetim edhe për punonjës të tjerë që kanë aksesuar dhe i kanë shitur por edhe për subjekte të tjera që i kanë përdorur, përhapur apo shpërndarë. Do të jemi transparent duke pasur parasysh shqetësimin e madh të çdo qytetari të Shqipërisë.
Top Channel