Përpara protestës së thirrur ditën e nesërme nga ish Kryeministri Berisha, ky i fundit ka mbërritur vetë në selinë blu ditën e sotme, i shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës të PD-së.

Ndërsa u pyet se si do të nxjerrë jashtë selisë blu kreun e PD-së Lulzim Basha, nëse ky i fundit nuk do të pranojë, Berisha nuk ka mbajtur të qeshurën dhe tha: “Me pekule do e nxjerrim!”

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një afat të protestës që do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00, Berisha u përgjigj: “Protesta nis në 12, realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revulocion paqësor nuk ndalet”.

Gazetarët pyesin më tej Berishën se nëse nuk do të arrijë të nxjerrë kryetarin Lulzim Basha jashtë selisë a do të quhet kjo një dështim për të, duke qeshur ai thotë tha se këtë gjë nuk e pranon as vetë Basha!

“Kush tha atë se thotë as ai vetë. Si mund ta them unë, ai e di që do nxirret nesër! Nuk do ta gjuaj kush me mjete luftarake, këtu mes nesh nuk ka dhe s’mund të ketë njerëz të armatosur”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA