Ka shkuar mbi 832 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 1 mijë e 773 vdekjet e fundit, numri total i viktimave shkoi në 832 mijë e 148.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 57,76 milionë, me 665.190 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,80 milionë raste të konfirmuara dhe 76.760 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 245 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 206 milionë dozën e dytë dhe mbi 72 milionë kanë marrë tre doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA