Qeveria e Kosovës: Duke luftuar korrupsionin në kufi kemi ndaluar futjen e mallrave të kontrabanduara

07/01/2022 02:22

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se duke luftuar korrupsionin në kufi, kanë ndaluar futjen e mallrave të kontrabanduara që pasurojnë kriminelët, grupet e individët e lidhur me ta, që dëmtojnë buxhetin duke i ikur tatimit dhe dëmtojnë bizneset duke prishur konkurrencën.

Qeveria në një postim në Facebook, ka shkruar se të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliardë euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Kjo sipas Qeverisë, është bërë pa ndryshime në politika fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA