Policia s`e gjente dot, mafioz Italian zbulohet nga Google Maps!

07/01/2022 14:25

Nuk po e gjente dot ndryshe, por policia italiane është ndihmuar nga një aleat i papritur në përpjekjet e saj për të kapur një mafioz të arratisur e të shumëkërkuar.

Prej gati 20 vitesh Gioacchino Gammino i kishte shpëtuar drejtësisë. Por falë ndihmës së aplikacionit Google Maps, 61 vjecari u gjurmua në Galapagar të Spanjës, një qytet i vogël pranë Madridit, ku jetonte me një emër të rremë.

Një fotografi e pamjes së rrugëve të Google Maps që portretizon një burrë që dukej si ai përpara një dyqani frutash u kthye në shkëndijën e nxitjes së një hetimi më të thellë. “Fotogria na ndihmoi të konfirmonim hetimin që po zhvillonim në mënyra tradicionale”, tha Nicola Altiero, zëvendësdrejtor i njësisë italiane të policisë antimafia, DIA.

Gammino, anëtar i një grupi mafioz sicilian të quajtur Stidda, ishte arratisur nga burgu Rebibbia i Romës në vitin 2002 dhe në vitin 2003 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer disa vite më parë. Ai u prangos me shpejtësi nga autoritetet spanjolle dhe aktualisht nën paraburgim. Shpresat janë që kthimi i tij në Itali të ndodhe brenda muajit shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA