OBSH njoftoi se një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19 u numëruan gjatë javës së fundit, teksa varianti Omikron i koronavirusit po pushton planetin.
Kjo është një rritje me 71% krahasuar me periudhën e mëparshme 7-ditore, rritje të cilën Organizata Boterore e Shendetesise e krahasoi me një cunami.
Megjithatë, numri javor i vdekjeve të regjistruara vazhdoi të bjerë, pohoi kreu i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, është e vertëtë se nga Omicron ka më pak mundësi t`i cojë njerëzit në spital. Por sërish, ky variant i koronavirusit, nuk mund të kategorizohet si i “butë”.
Ghebreyuesus: Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë. Ashtu si dhe variantet e tjera Omicron e ka potencialin të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe të vrasë.
OBSH-ja tha se rritja e rasteve të reja gjatë javës së fundit varion, si p.sh. dyfish në rajonin e Amerikave, por me një rritje vetëm 7% në Afrikë.
Kreu i emergjencave në OBSH, Dr. Michael Ryan, tha se spekullimi që Omicron mund të jetë varianti i fundit i pandemisë është “një dëshirë e mirë” dhe paralajmëroi se: “Ka ende shumë energji ky virus”. Ndërsa drejtuesja teknike në OBSH për COVID-19ën, Maria Van Kerkhove, mendon se ka shumë pak gjasa që Omicron të jetë varianti i fundit për të cilin do të na dëgjoni të flasim”.
Top Channel