Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mbajti një deklaratë për mediat duke thënë se qëllimi i Sali Berishës në protestën e ditës së nesërme është të përplasë demokratët.
Në fjalën e tij, Bardhi tha se Berisha ka pranuar se do të ketë skenarë dhune, ndaj thekson se do të bëjnë maksimumin që të mos ndodhë një gjë e tillë.
Bardhi: Media do të futet në seli sapo të përfundojnë punimet. Selia nuk është atraksion turistik ku secili mund të shuajë kureshtjen për ngjyrën e mureve. PD ka marrë çdo masë për të shmangur çmendurinë që ka arritur Berisha për të mos përplasur demokratët me demokratët. Është përgjegjësia jonë që të mos i bëjmë dhuratë Edi Ramës që të shohë përplasjen e demokratëve.
Ky është qëllimi i Berishës dhe përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që të mos ndodhë. Berisha kërkon gjakderdhje. Berisha ka provuar më shumë se 1 herë se tjetër gjë bën e tjetër thotë. Sot pranoi që ka skenarë dhune.
Nga ana tjetër, Bardhi mohoi që të ketë persona të maskuar në selinë e PD.
Bardhi: Nuk ka asnjë person të maskuar në selinë qendrore të PD. Nuk ka asnjë person me precedent penal, nuk ka asnjë kriminel. Këta element vëzhgojini kur në seli ndodhet Berisha.
Ne po respektojmë zërin e anëtarësisë, 90% të demokratëve në të gjithë Shqipërinë që kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen, kanë braktisur shoqatën non grata të Berishës që kërkon ta kthejë në bunker PD dhe kanë zgjedhur t’i shërbejnë interesit të PD, demokratëve e Shqipërisë.
Kjo parti nuk ka për të qenë mburojë.
Top Channel