Nëndetësja ruse godet luftanijen britanike, tensionet në Atlantikun Verior

07/01/2022 14:07

Ministria britanike e mbrojtjes konfirmoi përplasjen e një nëndetëseje ruse me me një luftanije të Marinës Mbretërore që po patrullonte në Atlantikun Verior. Incidenti ka ndodhur një vit më parë, por vetëm tani pohohet publikisht.

HMS Northumberland ishte vënë në gjurmët e nëndetësës ruse në fundin e 2020-tës, kur papritur sistemi sonar i saj u përplas me mjetin , ndërsa ngjarja u filmua nga ekipi që po filmonte për një dokumentar: Luftanijet, jeta në det”, i cili më pas do të transmetohej në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tani, ky episod nuk ishte konfirmuar kurrë, ndërsa tani rezulton se ai edhe është xhiruar me kamera.

Burime të ministrisë britanike të mbrojtjes pohuan për BBC se përplasja nuk kishte gjasa të ketë qenë e qëllimshme. Ato shpjeguan se marina mbretërore rregullisht gjurmon anije dhe nëndetësë të huaja me qëllim të garantojnë mbrojtjen maksimale për vendin.

Nuk dihet sakaq nëse nëndetësja ruse ka pësuar dëme, ndërsa luftanijes angleze iu desh të kthehej në port për riparime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA