Një 64-vjeçar është vënë në prangat e policisë, ndërsa një i ri është proceduar penalisht në Vlorë.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është arrestuar shtetasi I. V., 64 vjeç, banues në Vranisht, Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ndërkaq, u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Delvinë, sepse ka kanosur me fjalë, shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Delvinë, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel