Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 7 janar se në Kosovë janë regjistruar 144 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Rastet e reja dolën pas testimit të 3.908 mostrave.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 19 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 997 .

Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 4.010 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 788.240 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç, ndërkaq personat mbi 18 vjeç që kanë marrë dozat e dyta para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese dhe atë të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA