Japonia dhe Australia kanë vendosur të forcojnë bashkëpunimin mes tyre.
Krerët e qeverive të dy vendeve, Fumio Kishida dhe Scott Morrison, firmosën një marrëveshjeje e cila lehtëson manovrat e përbashkëta ushtarake dhe përfshin dislokimin më të shpejtë të personelit ushtarak si lehtësimin e kufizimeve në transportin e armëve e pajisjeve për ushtrime dhe operacione në rast të fatkeqësive natyrore.
E ashtëquajtura marrëveshjes e Qasjes Reciproke” ngjan me paktin që Japonia kishte deri tani vetëm me partnerin e saj mbrojtës, SHBA-në. Forcimi i bashkëpunimit të saj me Australinë vjen në kohën kur është shënuar një prani më e madhe ushtarake e Kinës në këtë rajon, ndërsa kërcënimi kinez mbi Tajvanit, është shtuar.
Pekini reagoi ashpër ndaj marrëveshjes. Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme Ëang Ëenbin deklaroi se bashkëpunimi midis shteteve duhet të forcojë besimin dhe mirëkuptimin me vendet e tjera në rajon, të ruajë paqen dhe stabilitetin, “në vend që të jtë kundër një palë të tretë ose të minojë interesat e saj”. Paqja dhe stabiliteti në oqeanin Paqësor varen nga përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit, tha Wang Wenbin. “Shpresojmë që Paqësori të jetë një oqean paqeje dhe jo një vend ku bëhen valë, “u shpreh ai.
Top Channel