Nëpër qendrat shëndetësore ka pasur këto ditë fluks qytetarësh që duan të vaksinohen.
Një nga arsyet është bërja me detyrim e vaksinës pas datës 4 janar, për administratën dhe punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare. Por janë edhe arsye të tjera që kanë nxitur këtë fluks.
“Administrata jonë duhej t’i paraprinte procesit të vaksinimit dhe pas tyre edhe njerëzit e tjerë. Te ne ndodhi e kundërta. Unë kam ardhur për vaksinën e gripit që e bëj çdo vit. Ato të Covid-it i kam bërë që vjet”, thotë një qytetar.
“Kemi një valë të re vaksinimesh. Te kjo, ka ndikuar vendimi i Komitetit të Eksperteve për pasaportë vaksinimi, por edhe fakti që kanë parë familjarët e tyre, kolegët, shoqërinë, apo raste riinfektimi dhe si e përballojnë të vaksinuarit. Faktor tjetër është qarkullimi i Covid 19, ‘Omicron-it’ dhe ‘Deltës’ në vend. Ka qytetarë që të frikësuar nga temperatura, kolla apo dhimbjet e fytit kërkojnë të bëjnë direkt grafi. Ne nuk e rekomandojmë grafinë dhe antibiotikët. Është mjeku ai që vlerëson situatën dhe vendos për grafinë e mushkërive. Në rast të simptomave të mësipërme rekomandojmë Takipirinë, Vitaminoterapinë dhe lëngje e regjim shtrati”, thotë mjekja e familjes, Ursina Hajdini.
Top Channel