Durrës/ Arrestohen 3 persona. Njëri ishte shpallur në kërkim, akuzohet për ngacmim seksual

07/01/2022 14:20
Foto Ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet S.S., banues në Itali, u arrestua pasi u kap në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit duke ndihmuar 3 shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente të shtetasve të tjerë.

Ndërsa R. A., 59 vjeç, banues në fshatin Romanat Durrës, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 25 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta