Dita e Epifanisë me kufizime/ Në Greqi në disa qytete nuk u hodh kryqi në ujë për shkak të pandemisë

07/01/2022 00:44

Besimtarët ortodoksë grekë me masa mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke ruajtur distancën fizike dhe duke mbajtur maska, kanë marrë pjesë në ceremonitë e Shenjtërimit të Ujërave në mbarë vendin.

Por për shkak të situatës epidemiologjike disa rituale janë ndryshuar, pjesëmarrja ka qenë e kufizuar, madje në disa zona u anulua hedhja e kryqit në det si dhe zakonet që kryhen tradicionalisht në ditën e Epifanisë.

Në Palio Faliro të Pireut të Athinës ka qenë një i ri nga Larisa që ka kapur kryqin duke dhënë dhe urimet e rastit. “Është një festë. Sot festojmë Epifaninë. Jam shumë i lumtur që isha një nga fatlumët që kam kapur kryqin. Ndihem i bekuar. Uroj shëndet, lumturi dhe gëzim për të gjithë njerëzit”- tha Asterios Googuulis.

Epifania, ose “Bekimi i Ujërave”, që festohet në 6 Janar, është festë publike në të gjithë vendin dhe sipas traditës personi që merr i pari kryqin prej druri në ujë, do të çlirohet nga shpirtrat e këqij dhe do të jetë i shëndetshëm gjatë gjithë vitit.

Në një moment të kulmimit të valës së pestë të pandemise në vend, kryepeshkopi grek Ieronimos u ka bërë thirrje gjithë besimtarëve të dëgjojnë zërin e Kishës dhe të Shtetit dhe të vaksinohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA