Forcat e udhëhequra nga Rusia kanë mbërritur në Kazakistan me kërkesë të liderit autoritar të vendit, që po kërkon t`i shtypë me forcë protestat e fuqishme antiqeveritare.
Ministria e Brendshme tha se 26 “kriminelë të armatosur” ishin “likuiduar” dhe 18 oficerë sigurie gjatë trazirave që shpërthyen si shënje pakënaqësie ndaj rritjes së cmimit të karburantit. Një gazetar i BBC në qytetin më të madh Almaty ndau një video që tregonte sesi të shtënat vazhduan edhe përgjatë natës së të enjtes.
OKB, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të frenohen nga dhuna, por deri tani, nuk duket të ketë paqe për vendin. Interneti nuk funksionon dhe pak informacione të pavarura mbërrijnë prej andej. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë përfunduar më shukë se 3,000 vetë ndërsa në mbarë vendin janë ngritur 70 postblloqe.
Presidenti, që fajëson për këtë situatë ata që i quan “terroristë” të trajnuar nga të huajt, por pa dhënë prova për këto pretendime, tha se operacionet do të vazhdojnë derisa “militantët të eliminohen plotësisht”. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po monitoronte nga afër dislokimin e trupave ruse. “Shtetet e Bashkuara dhe, sinqerisht, e gjithe bota do të vëzhgojnë për çdo shkelje të të drejtave të njeriut,” u shpreh një zëdhënës i tij, duke shtuar se “do të jenë gjithashtu në ndjekje të cdo veprimi që mund të tregojë kapjen e institucioneve kazake.”
Top Channel