Këto janë pamjet që vijnë nga një kënd mjaft i vogël nga brenda selisë së Partisë Demokratike.

Ka mjaftuar një person që të grisë një pjesë të vogël të adezivit që ndihmon për të mbuluar dritaret dhe dyert e selisë së PD-së që gazetarët të arrijnë të vjedhin disa pamje nga brenda godinës.

Kujtojmë se selia e demokratëve prej disa ditësh tashmë po emërtohet nga përkrahësit e ish-kryeministrit Berisha si një fortesë e blinduar, por nga imazhet e dala sot edhe pse me një kënd mjaft të ngushtë, nuk mund të aludohet për një fortesë dhe aq më tepër e blinduar.

Vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se në ambientet e brendshme të godinës po kryhen punime dhe sipas tij ky është një akt i njohur publik që nuk është nevoja që dikush të vijë dhe të trokasë.

Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura”, tha ai.

Pamjet e publikuara në disa media gjatë 24 orëve të fundit tregojnë se dyert dhe dritaret e godinës janë fortifikuar, por që strukturat drejtuese të PD-së i kanë hedhur poshtë, me argumentin se këto pamje nuk vijnë nga brenda mjediseve të godinës.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA