Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.
Një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet Xh.Q., banues në qytetin e Bilishtit, u kap pasi ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa një 31-vjeçar i identifikuar me incialet S.S., banues në Korçë u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Edhe I. T., 30 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit O. T., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e brendshme të një biznesi, ky shtetas ka vjedhur një telefon celular në pronësi të shtetasit B. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel