10 trupa të vrarësh gjenden në makinën para zyrës së guvernatorit meksikan (fotot)

07/01/2022 17:45

Dy arrestime janë bërë sot nga autoritetet meksikane pas gjetjes së trupave të 10 të vrarëve në një makinë fuoristradë në shtetin qendror meksikan të Zacatecas.

Zbulimi u bë në një makinë të lënë jashtë ndërtesës historike të guvernatorit, në mes të sheshit publik.

Zyrtarët nisën të dyshonin për makinën Mazda SUV, të lënë enkas në dukje mëngjesin e djeshëm.

Guvernatori David Monreal, njoftoi më vonë se dy persona ishin arrestuar në lidhje me ngjarjen makabre.

“Ata erdhën për t’i lënë këtu para ndërtesës,” tha ai për krimin, duke shtuar se viktimat dukej se ishin dhunuar.

Ministria meksikane e sigurisë tha se po dërgonte mbështetje për sigurinë dhe zhvillimin e hetimeve.

Meksika vuan prej kohësh nga nivele të larta krimi dhe numra të mëdhenj vrasjesh mes bandave të trafikut të drogës.

Shteti i Zacatecas ka parë një rritje të luftës për territor mes trafikantëve rivalë, duke përfshirë disa raste të trupave të të vrarëve të shfaqur në vende publike.

Kryebashkiaku Monreal tha në një fjalim nga vendngjarja se autoritetet do të zgjidhin problemin, i cili sipas tij ishte i trashëguar nga administrata të mëparshme.

“Me ngadalë ne do të rifitojmë hapin tonë. Kemi marrë një trashëgimi të mallkuar nga pararendësit,” citohej të kishte thënë ai nga rrjeti francez AFP.

FOTO GALERI
3/5
Guvernatori David Monreal, njoftoi më vonë se dy persona ishin arrestuar në lidhje me ngjarjen makabre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA