Renea zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër cepa lagjesh për persona në kërkim

06/01/2022 20:04

Forcat Renea së bashku me policinë e Vlorës kanë nisur këtë mbrëmje një aksion për vendosjen para drejtësisë personave në kërkim, me rrezikshmëri të larët por dhe armëmbajtje pa leje.

Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por dhe nëpër lagje apo blloqe pallatesh ku mendohet se qëndrojnë persona të tillë. Aksioni ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës.

Një ditë më parë 36-vjeçari Diego Hanaj mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen “Pavarësia”, pas konfliktit që ndodhi në afërsi të një marketi.

Ndërsa sot, u gjet një makinë e djegur tip “Audi Q7” në një zonë të thellë në fshatin Trevllazër që dyshohet se i përket autorëve.

36-vjeçari Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij. Pasi ka dalë nga lokali po shkonte tek hyrja e pallatit pranë banesës së tij dhe është shtënë ndaj tij nga një makinë në lëvizje.

Diego Hanaj mori një plumb në dorë ka lëvizur për rreth 50 metra ndërkohë duke u ndjekur nga autorët dhe qëlluar me armë automatike ndaj tij, por për fat plumbat nuk e kanë prekur, veçse një plumb në momentin e parë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA