14/11 15:54
Një lajm shumë i trishtë ka ardhur për komunitetin e sportit në Shqipëri, teksa në orët e vona të mërkurës është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti i Elbasanit, Arben Laze.
Ky i fundit prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar si pasojë e problemeve kardiake dhe për fatin e keq në fund nuk ia ka dalë të fitojë betejën me jetën.
Me president Lazen, Elbasani përjetoi edhe një gëzim të madh teksa në sezonin 2005-2006 ata festuan titullin e dytë në histori, teksa në krye të ekipit ishte trajner Ilir Daja.
Por, tashmë një pjesë e rëndësishme e historisë së verdhebluve nuk është më, megjithatë Laze gjithnjë do të kujtohet për kontributin e tij për Elbasanin si dhe për sportin në Shqipëri.
Top Channel