Një 17-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të rinj, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se, në pranga ra edhe një 47-vjeçar, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka dhunuar kushëririn e tij, shtetasin B.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 47 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit B. T., 44 vjeç”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA