Foto ilustruese

Tre të rinj janë vënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa u procedua penalisht edhe një 46-vjeçar.

Policia arrestoi shtetasin K.B., 35-vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.06.2021, ku pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, u kap bashkëpunëtorja e dyshuar e 35-vjeçarit, shtetasja Xh. H., duke transportuar kundrejt shpërblimit me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 2 emigrantë të paligjshëm.

Ndërkaq, dy persona të tjerë u vunë në pranga për veprën penale “Vjedhja”: shtetasi A. H., 35 vjeç dhe N. P., 36 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasi A. H., i ka vjedhur shtetasit I. S., një njësi kompjuteri dhe materiale ndërtimi. Ndërsa shtetasi N. P., i ka vjedhur një biçikletë, shtetasit F. M., në lagjen nr. 6, Korçë.

Policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin E. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Tushemisht, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip zetor “Fiat”, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA