Goli i Brojës shpëton Burnley-n, trajneri i skuadrës angleze ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse nuk e aktivizova që nga fillimi 21/12 10:14
Marquinhos do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint Germain.
Klubi parizien ka nisur bisedimet me qendërmbrojtësin për rinovimin e kontratës, edhe pse kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2024.
Sipas mediave, duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt 27-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga vitit 2013, kohë kur u transferua nga italianët e Romës, do ta zgjasë kontratën e tij me francezët deri në vitin 2026.
Pritet që zyrtarizimi i marrëveshjes dhe hedhja e firmës mbi kontratën e re do të bëhen publike pas mbylljes së merkatos së dimrit.
Top Channel