Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pas incidentit ku disa deputetë të grupit të rithemelimit të PD tentuan të hyjnë në seli por dera ishte e mbyllur, tha se kjo ndodhi vetëm sepse brenda po bëhen punime.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka pasi ka tentuar të provojë të tre dyert e selisë, i kanë rezultuar të mbyllura. Në një deklaratë për mediat, pasi u përball me këtë situatë, Noka tha se selia e PD-së është shndërruar në një burg të sigurisë së lartë.
Por Bardhi tha se dera është e hapur për të gjithë ata deputetë që nuk vijnë me trafikantë me vete.
Bardhi: Për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratë ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës, në godinën e PD po bëhen punime dhe ky është fakt dhe s’ke pse të vish të provosh derën. Ju do të futeni brenda dhe do të shihni se po shtohen ambientet e punës, koha e llafeve ka mbaruar që më 18 dhjetor. Selia do të jetë e hapur për cdo demokrat që punon për të, dhe do jetë e mbyllur për cdo trafikant droge që është krah i Berishë. Aktet e dhunës këto ditë nuk është gjuhë dhe akte që i shërbejnë demokratëve por forcimit të regjimit të Ramës.
Është fakt që shumica e anëtarëve të PD më 18 dhjetor zgjodhën të ardhmen dhe interesin e PD, dhe interesin e Shqipërisë, dhe kanë ndaluar fenomenin e bunkerizimit të Berishës që të prek PD dhe ta shpall dhe atë non grata. Skenaret me akte dhune do të dështojnë.
Po erdhe te dera dhe nuk njofton normal që nuk futesh, s’ka nevojë për lëjë. Por aty po bëhen punime. Se ata thanë kemi ardhur për agjendën parlamentare po ndërkohë kanë 4 muaj që nuk vijnë në parlament,. Ata mund të futen brenda, por të pashoqëruar nga trafikant droge. Kujt i shërbejnë aktet e dhunës, vetëm Ramës i shërben kjo, i ftoj demokratët të kthehen në objektiv, s’ka nevojë për show.
Top Channel