Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohet për dhunë në familje.

Policia vuri në pranga një 29 vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Gjithashtu, u arrestua një 64-vjeçar, i cili për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA