Një tjetër grua mbeti viktimë e një atentati të organizuar nga vetë burri i saj në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në Llaushë të Skenderajt, kur 51-vjeçari me iniciale S.Q. ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 48-vjeçaren me iniciale L.Q.
“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij L.Q., 48-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thotë policia.
S.Q., që tashmë dyshohet për veprën “Vrasje e rëndë”, është arrestuar, ndërkohë që është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko ligjore, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
Top Channel