Sot, me 5 janar asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për ta zgjedhur kryesuesin.
Mbledhja ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës do të fillojë në orën 10:00.
E kur kanë mbetur pak orë deri në mbajtjen e kësaj mbledhje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si partia fituese nuk ka arritur që të bëjë koalicion me partitë tjera. Megjithëse, pati zëra për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Koalicionet do t’i duhen LDK-së meqë në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, gjë që janë të pamjaftueshme për ta zgjedhur kryesuesin.
Me ç’rast për ta zgjedhur kryesuesin, LDK-së i duhet të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike.
Nëse i njëjti nuk zgjidhet gjatë ditës sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për asamble.
Kujtojmë që më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.
Në ceremoninë solemne, Rama është betuar se do t’i kryejë të gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhë në mënyrë të paanshme.
Sjellim në mendje që Rama na raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor ishte kandidati i dytë më i votuar. Ai kishte arritur të marrë 25 mijë e 252 vota apo 27,17 përqind. Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.
Por ky rezultat u përmbys që në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën me 14 nëntor.
Rama doli i pari, duke fituar 41 mijë e 746 vota, apo 50,98 përqind të votave, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.
Top Channel