Macron hedh poshtë futjen e masave të reja për shkak të COVID-19

05/01/2022 02:22

Presidenti francez Emmanuel Macron hodhi poshtë sot futjen e kufizimeve të reja shëndetësore për shkak të COVID 19, duke thënë se vendimet e marra javën e kaluar do të mbeten në fuqi.

I pyetur se si do të rifinancohej borxhi i madh i Francës për shkak të pandemisë, ai tha se do të ishte e mundur duke rritur aktivitetin ekonomik dhe shtoi se për sa kohë që ai të jetë president nuk do të ketë rritje taksash, përcjell Reuters.

Në intervistën e parë të Macron në vitin e ri për gazetën Parisien, presidenti tha gjithashtu se ishte në disponim të mirë për të kandiduar në zgjedhjet e prillit, por ai shmangu shpalljen eksplicite nëse do të kandidonte.

“Nuk ka asnjë surprizë të rreme. Unë do të doja ta bëja këtë”, tha Macron.

Top Channel