Novak Djokovic e ka të pamundur të hyjë në Australi si pasojë e një problemi në dokumentacionin e tij. Tenisti serb ishte përgatitur të merrte pjesë në turneun e Australian Open teksa me anë të një autorizimi do të shmangte edhe detyrimin për të qenë i vaksinuar.
Megjithatë, një mangësi në dokumentacion ku mungonte pikërisht autorizimi i sportistit për të mos qenë i vaksinuar, ka bërë që autoritetet vendase ta ndalojnë në aeroportin e Melbourne dhe pas disa orësh të marrin vendim final për të mos e lejuar të vijojë normalisht.
Numrit një të botës do t’i duhet të largohet nga Australia ditën e enjte, ndërsa avokatët e tij do të vazhdojnë betejën në mënyrë që Djokovic të jetë prezent për të zhvilluar turneun e Australian Open që starton më datë 17 janar.
Top Channel