“Po i testoja, ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre”/ Trump nuk i kursen kritikat për vendet e NATO-s: S’do vija fare nëse samiti nuk do mbahej në Turqi 07/07 15:26
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 218 mijë raste të reja nga koronavirusi si dhe 48 viktima.
Kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka raportuar më shumë se 200 mijë raste brenda një dite.
Mbi 141 mijë persona të tjerë janë vaksinuar me dozën përforcuese kundër COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 34 milionë.
Përveç Mbretërisë së Bashkuar një tjetër vend në botë që regjistroi shifër rekorde të rasteve është SHBA-ja.
SHBA ka regjistruar më shumë se një milion raste të reja me COVID-19, ku zyrtarët paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes pas shfaqjes së variantit më përhapës të Omicronit.
Top Channel