Kaluan natën si çift në suitën e “BBV”/ Habit Beatrix Ramosaj, i kërkon Donaldit test shtatzënie

04/01/2022 14:18

Suita e “Big Brother VIP”, ishte e gjitha në dispozicion të Donaldit dhe Beatrix, ndërsa çifti patën mundësi të kalonin më shumë kohë në intimitet, pa praninë e banorëve të tjerë.

Ata kërcyen së bashku, kaluan çaste romantike në xhakuzi dhe më pas fjetën të përqafuar në shtratin e suitës.

Nata në ambientin luksoz duket se u shërbeu artistëve të relaksohen dhe të lënë pas tensionet e ditëve të fundit, por sot këngëtarja ka shkëmbyer disa batuta me Donaldin.

Ajo i ka kërkuar atij një test shtatzënie me nota humori teksa biseda mes tyre ka surprizuar banorët e tjerë të cilët janë futur në dyshime. Ata u habitën nga kërkesa e këngëtares ku dhe nisën të dyshonin se midis tyre ka ndodhur diçka.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Dua një test shtatzënie.Tani ti e di atë muhabet.

Donald: As unë s’e di. Ku e di unë?

Beatrix: E humbe?

Donald: Po e humbas…

Arjola: Domethënë kemi lajme.

Iliri: Kemi lajme ë?

Beatrix: Do ju vijë pika kokës.

Iliri: Jo m jo…

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA