Dy muaj të marrë peng nga bandat, shpëtohen 100 shtetas në Nigeri

04/01/2022 20:16

Rreth 100 viktima që ishin marrë peng dhe po mbaheshin në mal në veriperëndim të Nigerisë, janë shpëtuar nga forcat e sigurisë së këtij vendi.

Policia nigeriane tha të martën se viktimat ishin rrëmbyer dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Ushtria dhe policia e Nigerisë muajt e fundit kanë goditur grupet e armatosura, të njohur si banditë, të cilët kanë kryer grabitje dhe rrëmbime të shumta.

Policia njoftoi se në operacionin e ditës së hënë, kanë shpëtuar 68 viktima që po mbaheshin në kampe. Operacioni u krye me ndihmën e ish-banditëve, të cilët u kthyen në informatorë të policisë.

Viktimat, përfshirë gra, fëmijë e burra, ishin mbajtur të izoluar për më shumë se tre muaj.

Të gjithë të shpëtuarit aktualisht po marrin trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

Që nga viti i kaluar, banditët kanë sulmuar shkolla dhe kolegje për të rrëmbyer qindra studentë dhe e nxënës dhe pastaj kanë kërkuar pagesa për lirimin e tyre.

Top Channel