Një 6-vjeçar shqiptar, në Itali, është kthyer në një person shumë të dashur, pasi ka bërë një gjest që ka prekur të gjithë.
Kolton Ndoj, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, Kryqit të Kuq në Itali. Ai donte që dëshira e tij të mos mbetej vetëm në fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit.
Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.
“Më tha – thotë nëna e tij Julanda – se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”.
Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci dhe një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin D anilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.
Top Channel