Producenti i dytë i CNN shkarkohet pas hetimeve kriminale për abuzime pedofilie (fotot)

03/01/2022 18:16
John Griffin (majtas) Rick Saleeby (djathtas)

Rick Saleeby dha dorëheqjen në fillim të dhjetorit nga roli i producentit të vjetër të programit ‘The Lead with Jake Tapper’

Një producent i dytë i rrjetit amerikan CNN raportohet se është nën hetime kriminale për “abuzime seksuale me të mitur”.

Policia lokale e kontesë amerikane Fairfax konfirmoi për rrjetin Fox News se kanë nisur hetimet për “akuza të rënda seksuale me përfshirje të mundshme të viktimave nën moshë” dhe shtonte se detektivët kundër krimit të shfrytëzimit të fmëijëve po hetojnë Rick Saleeby, producent i vjetër i rrjetit CNN.

“Ne do të jemi transparent për zbulimet tona, sigurinë e viktimave, dhe integriteti i hetimit është rëndësia kryesore e jona”, tha policia e Fairfax.

Ndërsa një zëdhënës i CNN tha kur u pyet për cështjen: “Personi në fjalë nuk punon më për CNN”.

Por zhvillimi vjen pak pasi një tjetër producent i rrjetit të njohur të majtë pro-qeveritar, John Griffin, po përballet me akuza federale krimesh seksuale, me fëmijë të përfshirë mes viktimave.

Pas largimit të Saleeby nga CNN, Griffin u shkarkuar pas arrestimit për nxitje të minoreneve për seks.

Një zëdhëns i CNN tha për skandalin e pedofilisë mes drejtuesve: “Akuzat ndaj Griffin janë thellësisht të rënda. Me të pasuar për arrestimin ne përfunduam punësimin e tij”.

Pedofili raportohet se i kishte afruar një gruaje $30,000 për një “fundjavë nënë e bijë,” me të miturën dhe u arrestua për abuzimin e një 9-vjeçareje, si dhe për nxitje të tjerë fëmijëve në veprime seksuale.

Hetimet ndaj Saleeby duket se janë të lidhura me raportimet e gazetarëve investigues të rrjetit “Project Veritas”. Policia e Fairfax konfirmoi për Fox News Digital se ishin në komunikim me rrjeti Project Veritas dhe me viktimat e mundshme, si pjesë e hetimit.

Zëdhënësi tha se ishin sekuestruar “objekte të shumta nga banesa e të dyshuarit në Virginia ” ppor nuk dhanë detaje të mëtejshme për kohën e hetimeve.

FOTO GALERI
1/4
Një producent i dytë i rrjetit amerikan CNN raportohet se është nën hetime kriminale për “abuzime seksuale me të mitur”.

Top Channel