Në pamje shihen momentet kur një nënë me fëmijën e saj shpëtohen nga shkëmbinjtë vrasës në brigjet e Uellsit në Britani, ku ishin rrezuar.
Nëna ende e paemëruar ishte rrëzuar në shkëmbinjtë e rrezikshëm duke shëtitur me dy fëmijët e saj.
Ajo kishte rrëshkitur dhe ishte plagosur në shkëmbinjtë e gadishullit Gower të dielën në gjirin e Swansea.
Por pas reagimit të autoriteteve nëna dhe fëmijët e saj u arrit te shpëtohen me ndërhyrje ajrore, duke u ngritur me helikopter mbi valët e egra të detit.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan heroikisht nga fëmija tjetër që kishte lene prapa familjen dhe nënën per te kerkuar ndihme.
Një zyrtar i rojës bregdetare tha: “Kur ne arritëm në vendndodhje një e rritur e dy fëmijë po përpiqeshin ta avanconin mes shkëmbinjve”.
“E rritura femër ishte rrëzuar dhe plagosur në kokë, prandaj nuk mund të vazhdonte avancimin. Një fëmijë kishte arritur të kthehej në plazh dhe kërkoi ndihmë, ndërsa tjetri kishte qëndruar me nënën.
Zëdhënsi tha se dyshja ishin ngritur me helikopter për t’u dërguar në spital dje pasdite.
“Një vlerësim paraprak i bërë nga mjekët e helikopterit tregonte për gjendje serioze të të plagosurës. Disa barka ndihme erdhën gjithashtu në afërsi të brigjeve ujore por u rikthyen pas mberritjes se helikopterit”, shtoi ai.
Top Channel