Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër miratimit të shpejtë të një detyrimi për vaksinim kundër Coronës nga Bundestagu.

“Ne duhet vërtet të marrim kohën e duhur për vendimin për vaksinimin me detyrim dhe jo ta zgjidhim këtë çështje shpejt e shpejt”, tha politikania e SPD-së për “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Më 2 dhjetor, qeveria federale dhe ato të landeve kanë kërkurar nga Bundestagu që të miratojë një vendim “në një kohë të shpejtë”, në mënyrë që kërkesa e përgjithshme për vaksnimin me detyrim të futet në fuqi “rreth shkurtit”. Por Bas beson se një votim në parlament që në janar është i parakohshëm. Deputetët duhet të studiojnë tërësisht çështjen komplekse dhe të diskutueshme.

Në fund të fundit, bëhet fjalë edhe për integritetin fizik të njerëzve dhe shumë e shohin këtë të kërcënuar”, tha ajo për gazetën. Kjo duhet marrë seriozisht. Nëse një vendim i tillë merret deri në mars, kjo do të ishte “tërësisht në rregull”.

Bas paralajmëroi gjithashtu për nxitjen e debateve të nxehta, që mund të largojnë vëmendjen nga detyra e vërtetë e vaksinimit, që është mbrojtja e njerëzve. Nëse arrihet qëllimi për të çuar shkallën e vaksinimit deri në 80 apo 90 përqind, atëherë mund të mos jetë më e nevojshme të bëhet fare vaksinimi me detyrim.

Por nëse vaksinimi me detyrim duket megjithatë i domosdoshëm, atëherë kjo ka kuptim vetëm në kombinim me një regjistër kombëtar të vaksinimit për të shmangur çdo lloj falsifikimi. Një regjistër i tillë është po aq i diskutueshëm sa edhe vetë vaksinimi i detyrueshëm për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Scholz ka mendime kritike ndaj regjistrit

Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) është shprehur në favor të futjes se vaksinimit me detyrim. Zakonisht, grupet parlamentare që janë në koalicion votojnë në Bundestag njëjtë. Por kohët e fundit kanë shprehur rezerva shumë deputetë të partisë liberale, e dallime ka pasur edhe për çështje të tjera të ndjeshme si eutanazia apo dhurimi i organeve.

Vetë Scholz e mbështet futjen e vaksinimit të detyrueshëm dhe mendon se ai do të vijë në shkurt ose mars. Por kancelari është skeptik ndaj futjes së një regjistri të vaksinimit. E rezistencë për këtë ka edhe nga FDP./ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA