Amerikanët që duan të heqin dorë nga qytetaria, për momentin nuk mund ta bëjnë (fotot)

03/01/2022 21:38
Për gati dy vjet, prej pandemisë në 2020, shërbimet konsullare amerikane në botë kishin pezulluar procesin e dorëheqjes nga qytetaria

Rreth 30,000 qytetarë amerikanë që jetojnë jashtë vendit të tyre nuk kanë arritur të heqin dorë prej saj gjatë periudhës së pandemisë, raporton britanikja The Guardian.

I tillë është dhe rasti i Michael që tashmë e konsideron vendin e tij Shtetet e Bashkuara, si një prind abuziv.

“I pranoj lidhjet e mia të mëparshme me atë ‘person’ por lidhjet e ardhshme me të dua t’i mbaj sa më minimale”.

Michael – një emër i rremë për të intervistuarin që kërkoi anonimatin – zbuloi se pakënaqësia e tij me vendin e lindjes  arriti kulmin në 2020. Procesi kaotik i zgjedhjeve presidenciale 2020 dhe pabarazitë e ekspozuara nga pandemia e Covid, e bënë atë të ishte i dëshpëruar për faktin se ishte amerikan.

“Koronavirusi më bëri të kuptoj se në SHBA, nëse nuk e pjesë e elitës së parasë, ti duhet të mbijetosh vetëm pa asnjë ndihmë nga qeveria federale”, thotë ai.

“Farsa e fushatës presidenciale më bëri të kuptoj se nuk dua të jem anëtar i një shoqërie ku vota ime bëhet e pavlefshme nga manipulimet apo nga ‘kolegji elektoral’”.

Kështu që Michael vendosi të hiqte dorë nga qytetaria amerikane pasi jetonte prej 10 vjetësh në Finlandë.

Por ashtu si mijëra bashkëatdhetarë të tij që jetonin jashtë, ai zbuloi se ishte i ngecur në një grackë “Kafkaeske”.

Për gati dy vjet, prej pandemisë në 2020, shërbimet konsullare amerikane në botë kishin pezulluar procesin e dorëheqjes nga qytetaria.

Për këtë shërbim shteti amrikan kërkon një intervistë me personin prezent, por kjo bëhej e pamundur prej pandemisë.

Llogaritjet thonë se janë rreth 30,000 nga 9 milionë amerikanët që jetojnë jashtë vendit që dëshirojnë dorëheqjen por nuk mund ta marrin.

Joshua Grant është lindur dhe rritur në Selma, Alabama, por kur ishte 21 vjeç u vendos në Gjermani për të mësuar gjuhën.

Prej atëherë ai jeton në Saksoninë e Ulët dhe vitin e kaluar është martuar me një gjermane. Për të marrë qytetarinë gjermane ai duhet të heqë dorë nga ajo amerikane, por edhe per te kjo nuk është diçka e thjeshtë.

Nëntë qytetarë të tjerë amerikanë që nuk heqin dot dorë nga qytetaria kanë paditur tashmë departamentin e shtetit në Uashington.

Padia e ngritur për ta me ndihmën e një grupi francez avokatie, e krahason situatën me kohët feudale.

“Shteti i SHBA duket i vendosur në ndalimin që qytetarët të ushtrojnë  të drejtën e tyre natyrale dhe themelore për të hequr dorë nga qytetaria”, thuhet në padi.

James, një prej paditësve thotë: “Unë nuk e kam kërkuar qytetarinë amerikane, nuk më ka pyetur kush kur ma ka dhene, dhe tani nuk më lejojnë të heq dorë prej saj.”

FOTO GALERI
1/3
Kryeministri britanik ka lindur ne SHBA dhe ka hequr dore nga qytetaria nw 2017 pak para zgjedhjes ne parlament

Top Channel