BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë, dyshime për falsifikim dokumentesh dhe evazion fiskal Zjarret rekord në Kolorado llogaritet se mund të kenë shkatërruar deri në 1000 shtëpi; mijëra vetë u detyruan të evakuohen ndërsa tre persona konsiderohen të zhdukur.
Fillimisht u mendua se nuk pati viktima, madje zyrtarë vendin thane se fakti që nuk ishte raportuar asnjë viktime, duhej konsideruar një mrekulli. Zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse në veri të Denverit, i nxitur nga era e fortë me një shpejtësi prej 169 km në orë.
Për pasojë flakët u shpërndanë me shpejtësi duke djegur lagje të tëra. Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës, ndërsa ekspertët thanë se kriza klimatike dhe zgjerimi ne periferi kontribuan në këtë nivel shkatërrimesh.
Qindra banorë që prisnin të bënin zile në 2022 në shtëpitë e tyre, në vend të kësaj të shtunën duke filluar vitin e ri u përpoqën të shpëtonin atë që kishte mbetur prej tyre, thotë Guardian.
Të paktën 7 vetë kanë mbetur të lënduar nga flakët. Ky zjarr po përshkruhet si më shkatërruesi në historinë e Kolorados. Biden urdhëroi që ndihma federale t`i vihet menjëherë në dispozicion të prekurve.
Top Channel