“Big Brother” zyrtarizoi spektaklin e së shtunës shtyrjen e finales së tij.
Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim.
Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.
Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës.
Këtë mbrëmje ishte rradha e Ilirit të surprizohej nga dedikimi i bashkëshortes së tij.
“Mos mendo të kthehesh në shtëpi, jo sepse në shtëpi nuk të duam por sepse do të ishte disfatë nëse do ta lije tani.
Ndiq rrugëtimin tënd, kthehu në shtëpi me fitore sepse e meriton”,-tha ajo duke e lënë Ilirin të buzëqeshur dhe pa fjalë.
Top Channel