Administratori i një lokali në Tiranë është gjobitur me një milionë lekë dhe vënë nën hetim pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Ai gjithashtu kundërshtoi punonjësit e policisë, ndërsa mbi të rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, dhe gjatë konstatimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi”, sipas policisë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA