Prej ditësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani.

 

Në këtë puntatë speciale moderatorja ka pranuar që t’ja plotësojë atij këtë kërkesë.

Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’.

E pyetur nga Donaldi, Arbana Osmani u ndal edhe tek marrëdhënia e saj me regjisorin Eduard Grishaj.

Moderatorja tregoi se çfarë i pëlqen më së shumi tek partneri i saj, për çfarë e kritikon ai dhe se kush do ta rrëmbente fitoren nëse të dy do të ishin finalistë të ”Big Brother Vip”

Pjesë nga intervista:

Çfarë të pëlqen tek Eduardi?

Çfarë nuk më pëlqen, ai i pëlqen të gjithëve, është njeri i rrallë. Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek Eduardi.

Për çfarë të kritikon më shumë Edi?

Ja një gjë që s’më pëlqen tek Edi. Edi mendon që unë jam e parregullt, neglizhente për gjobat që marr kur parkoj keq. Në fakt nuk duhet të mërzitet sepse unë i paguaj ato (qesh).

Nëse do të ishit banorë të ‘’Big Brother Vip’’ dhe të dy shkoni në finale, kush do ta fitonte?

Mendoj që unë do të isha më e lezeçme por do ta fitonte ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA