Dadoja heroinë: Shpëton një vjeçarin nga përplasja me kamionin, vdes vetë

02/01/2022 14:42

Mediat në SHBA e përshkruajnë si dadoja heroinë 52 vjeçare, Arcellie Muschamp, e cila ndërroi jetë nga plagët e marra pas përplasjes prej një kamioni të tonazhit të rëndë.

Muschamp shtyu nga rruga e kamionit fëmijën 1 vjeçar për të cilin kujdesej, por nuk arriti të largohej dot dhe vetë. Pas dy javësh në koma të induktuar, ajo ndërroi jetë në spitalin e Brooklyn.

Babai i fëmijës Patrick Mullen tha se Muschamp do të jetë përgjithmonë “ëngjëlli mbrojtës” i fëmijës së tij. “Fatkeqësisht Celi e kishte të pamundur t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq herët mëngjesin e sotëm e rrethuar nga njerëzit e dashur. Gruaja ime dhe unë e quajmë atë si engjëllin mbrojtës të djalit tonë, Rowan“,  tha ai. 

 Në 20 dhjetor, emigrantja nga Belize arriti të shpëtonte nga tragjedia familjen e vogëlushit 1-vjeçar duke e shtyrë me forcë teksa një kamion po vinte me shpejtësi.

Shoferi nuk mundi të frenonte dhe përplasi fort gruan me mjetin e tij. E bija thotë se nëna e saj ishte një njeri vetëmohues dhe i donte shumë fëmijët për të cilët kujdesej. Ajo kërkon që drejtuesi i kamionit të dënohet pasi mendon se ai duhet të kishte manovruar shpejt dhe ta kthente mjetin.  

Top Channel