Në shtëpinë e “Big Brother Vip” është festuar për herë të parë ndërrimi i viteve.

Mbrëmja e 1 Janarit rezervoi për publikun shumë surpriza dhe emocione.

Në mbyllje të një spektakli maratonë, Beatrix u surprizua nga një njeri i dashur për të.

Në shtëpi kishte mbërritur tezja e saj, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj.

Takimi i tyre u shoqërua me shumë përqafime, lot por edhe me disa këshilla.

““Kam ardhur për ty… Gëzuar Vitin e Ri. Kam ardhur për të të thënë që je më e bukura vajzë shqiptare, sepse Zoti dhuroi një engjëll në botë, të dha një bukuri të papërshkrueshme të dha një zë që rrallë kush e ka. Ti je një super talent shpirti im. Ti dhuro atë që di të japësh më mirë. Të dashurosh deri në frymën e fundit. Të dua shumë. Beatrixi është rritur me vajzat e mia, unë kam katër fëmijë kur më pyesin. Unë që pothuajse e kam rritur vetë, Beatrixi ka një pastërti dhe çiltërsi që është e vështirë që njerëzit ta shohin nga ekrani e sa e ëmbël është kjo vajzë, por do rritet edhe kjo. Unë jam shumë e lumtur që Beatrixi me këto sytë e bukur, po përjeton një emocion me Donaldin që unë e kam shumë zemër. Të dua shumë Donald!”.”,- i tha ajo.

Këngëtarja qëndroi në shtëpi duke dhuruar për banorët një super koncert i cili ndezi atmosferën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA