Aksident në Lushnje/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy persona

02/01/2022 16:36

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Lushnje.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara në Top Channel makina tip Benz është përplasur me një makinë tip Opel dhe më pas me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA