Fishekzjarrët e pandemisë/ Festa nën hijen e omicron, por show piroteknik nuk mungoi

01/01/2022 12:12

Nata e ndërrimit të viteve nëpër botë kaloi në atmosferë festive edhe pse nën hijen e Omicron.  

Në Brazil nata e vitit të ri u shënua me hedhjen e fishekzjarrëve në plazhin ikonik të Copacabanës, që tërhoqi mijëra vizitorë.

Ndërkohë në Britani, gongu i Big benit të famshëm pas katër vitesh mungesë lajmëroi mbëritjen e vitit të ri, duke mbledhur turma të mëdha njerëzish.

Në Sarajevë të Bosnjës nuk mungoi spektakli i fishekzjarrëve, me pamjen më spektakolare që ofrohej nga mali Trebevic në pjesën juglindore të qytetit.

Rreth 7 mijë veta u mblodhën në sheshin Puerta del Sol në Madrid duke ngrënë rrush dhe duke kërcyer derisa shënoi 12.

Në Nju Jork, rreth 15 mijë veta u mblodhën në Times Square për të parë topin që bie. Numri i spektatorëve ishte i kufizuar për shkak të masave anticovid.

Ndërkohë në Paris, fishekzjarrët nuk u hodhën këtë vit për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve me variantin Omicron. Ndërsa Kulla Eiffel u mbulua e tëra me drita blu sepse Franca nga sot merr presidencë ne Europës.

Në Tajvan rreth 20 mijë veta u mblodhën në sheshin kryesor të Taipeit ku spektatorët ndoqën një koncert dhe një spektakël fishekzjarrësh prej 6 minutash.

Gjithashtu edhe në Pekin të Kinës, qytetarët ndoqën spektaklin e fishekzjarrëve.

Top Channel