Korporata amerikane Rio Tinto Group ka rënë dakord për blerjen e një miniere në Argjentinë për 825 milionë dollarë, teksa grupi i dytë më i madh në botë i minierave vijon fushatën e etur për materiale të baterive.
Grupet minerare po kërkojnë gjithnjë e më shumë asete të teknologjisë së të ardhmes siç janë litiumi, bakri apo edhe fertilizuesit.
Rio tha kësaj jave se ka marrë kontrollin e impjantit Rincon në provincën argjentinase Salta, nga blerësit privatë që e zotëronin. Projekti i rezervuarëve të uthullës së litiumit gjendet në atë që njihet si “trekëndëshin e litiumit” dhe janë depozitat më të mira të materialit në Amerikën Jugore.
Kontinentet amerikane kanë shumë depozita litiumi, thonë ekspertët, kërkesa për të cilin nxitet ashpër nga industria e baterive të aparateve elektrike.
Drejtuesi i analistëve amerikanë të industrisë Chris Berry tha “Kjo blerje i përshtatet strategjisë sonë për mallra që mbështesin dekarbonizimin dhe kthimin e investimeve për investitorët”.
Zhvillimi vjen pasi Rio ka blerë për $2.4-miliardë një minierë litiumi në Serbi por nuk ka nisur ende punimet prej protestave të komunitetit vendas atje.
“Pengesa si këto e bëjnë më të rëndësishëm projektin e ri në Argjentinë” thotë Berry.
Shtytja e grupit Rio drejt projekteve të litiumit ka rritur shumë çmimin e tij dhe kërkesën nga industria.
Rivali më i madh i grupit Rio, BHP Group po fokuson burimet e tij në projekte minerare nikeli në Kanada, gjithashtu të kërkuar në prodhimin e baterive moderne.
Ajo po ndërton gjithashtu një minierë gjigante fertilizuesish, siç po bën dhe kompania tjetër Anglo American Plc.
Top Channel