Shkon mbi 822 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

31/12/2021 01:58

Ka shkuar mbi 822 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 1 mijë e 991 vdekjet e fundit numri total i viktimave shkoi në 822 mijë e 920.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 53,66 milionë, me 488.209 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,40 milionë raste të konfirmuara dhe 76.336 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 243 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 205 milionë dozën e dytë dhe mbi 68 milionë kanë marrë tre doza.

Top Channel