SHBA, gjatë zjarreve në Kolorado digjen të paktën 600 shtëpi

31/12/2021 22:22

Të paktën 600 njësi banimi, një qendër tregtare dhe një hotel janë djegur nga zjarret që janë përhapur nga erërat e fuqishme në shtetin e Kolorados në SHBA.

Zjarri, i cili shpërtheu mëngjesin e djeshëm në qarkut Boulder, mbërriti në zonat e populluara në një kohë të shkurtër, me erëra me shpejtësi deri në 169 kilometra në orë.

Përhapja e zjarrit u përshpejtua edhe nga rrëzimi i largpërçuesve. Më shumë se 30 mijë banorë në tri periferi jashtë kryeqytetit Denver u detyruan të evakuohen, njoftoi agjencia publike e lajmeve NPR.

Derisa Shërbimi meteorologjik kombëtar për qytetin Denver dhe qarkun Boulder e quajti situatën në zonë kërcënuese për jetën, Zyra e menaxhimit të emergjencave të qarkut Boulder urdhëroi banorët e qytetit Louisville dhe qytetit superior që të evakuonin zonën menjëherë.

Banorët e pjesës më të madhe të Broomfieldit janë gjithashtu tani nën urdhrin e evakuimit të detyrueshëm.

“Për shkak të madhësisë, intensitetit dhe pranisë së zjarrit në një zonë kaq të dendur të populluar, nuk do të habiteshim nëse do të kishte të lënduar apo të vdekur”, tha sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle këtë mëngjes.

Të paktën shtatë persona u plagosën dhe u dërguan në spital ditën e djeshme.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis ka shpallur gjendje te jashtëzakonshme në përgjigje të zjarreve.

Top Channel