Protestuesit australiane djegin parlamentin e vjetër, shpërthen dhuna

31/12/2021 10:24

Ndërtesa e vjetër e parlamentit australian, për pak sekonda u përfshi nga zjarri gjatë protestave të organizuara në Canberra në mbrojtje të sovranitetit të aborigjenëve. Flakët gllabëruan derën kryesore të godinës, megjithatë për fat të mirë nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar.

Para kësaj ndërtese po protestohet prej ditësh për të drejtat e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane.

Dhuna në protestat e organizuara në Australi është diçka e rrallë, e megjithatë gjatë periudhës së pandemisë, episode të tilla janë shtuar ndjeshëm, të ushqyera edhe nga pakënaqësia ndaj masave anti-COVID. Disa prej tubuesve në Canberra e identifikuan veten si pjesë e “grupeve anti-qeveritare. Kryeministri Scott Morrison e dënoi dhunën dhe tha se “Nuk është kjo mënyra sesi funksionon Australia.

Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja e disa australianëve që i vënë flakën një simboli të tillë të demokracisë në vendin tonë”, shtoi ai. Punonjësit në ndërtesën që është shndërruar në muze të demokracisë së Australisë, u evakuan në kohë pas djegies së derës së saj.

Top Channel